Nga mesnata derivatet e naftës me çmime më të ulta

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,35 % në raport me vendimin e datës 15.3.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-E V)
ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 denar/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 15.03.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,818 den/kg dhe do të jetë 35,393 den/kg.

Nga data 23.3.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 56,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 45,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 35,393 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë ulje: te benzina për 1,595 %, te nafta për 2,875 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,023 % dhe te mazuti për 2,952%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,066%

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *