Floktaritë dhe sallonet e ondulimit janë në besim e bizneseve që janë lejuar të rihapen në Greqi të hënën, ndërsa shteti ka filluar të zbusë masat anti-COVID.
Lëvizja ka ardhur ndonëse shifrat e të infektuarve vazhdojnë të jenë të larta dhe shitoret tjera e shërbimet mbesin të mbyllura, raporton AP.
Rregullat anti-COVID do të zbatohen në mënyrë strikte në sallone ondulimi, ku si stafi ashtu edhe konsumatorët e kanë të obliguar të mbajnë maska dhe numri i klientëve që lejohen brenda është i limituar.
Christos Nikolaou, që është pronar i një salloni të ondulimit, ka thënë se hapja në momente kur ende numri i rasteve është i lartë, nënkupton se është bërë gabim që janë mbyllur sallonet.
Rezervimet po vijnë me shpejtësi, ndërsa terminet në shumë sallone janë të rezervuara deri në fund të muajit.
Greqia është duke përjetuar një rritje të rasteve me koronavirus. Rreth 500 persona po hospitalizohen çdo ditë nëpër shtet me COVID-19, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore, ndërsa 200 prej tyre janë nga rajoni i Athinës.