Më 3 prill, kampionët e Bajernit luajnë me Lajpcigun në transfertë, në një ndeshje ku do të vendoset shumë për titullin kampion, pasi janë dy skuadrat që po luftojnë për trofeun.
Lajmi i mirë për këtë ndeshje, sipas mediave është që do të luhet me tifozë në stadium. Thuhet se drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë fillimisht 1 mijë tifozë në stadium, për të vazhduar në ndeshjet e tjera me numër më të madh, në rast se gjithçka shkon sipas planit.
Nuk ka një vendim zyrtar për këtë, por thuhet se ky është vendimi i drejtuesve.