“Jemi afër kulmit të valës së tretë të pandemisë”, Hasani optimist se numri i rasteve do të bie

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se jemi afër kulmit të valës së tretë të pandemisë.
Zv/ministri i shëndetësisë Ilir Hasani thotë se këtyre ditëvë do të ketë shifra të përafërta të të infektuarve sikurse në ditët e kaluara, por paralajmëron me optimizëm se në vazhdim rastet pozitive me Covid19 do të bien dhe se nuk do të duhen masa shtesë anti-covid.

“Të gjithë faktorët epidemiologjik flasin se jemi diku afër kulmit, pikut, pikës më të lartë. Të shpresojmë se në ditët e ardhshme, respektivisht javëve të ardhshme të fillojnë të bien numrat. Deri atëherë mbetet detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë që Komisioni për sëmundje infektive ka analizuar efektet e orës policore, e cila ishte në fuqi 10 ditët e kaluara. Shaban Memeti, drejtori i Institutit për shëndet publik, njëherit edhe anëtare i Komisionit për sëmundje infektive thotë se kanë ardhur në konkluzion se Ora policore e deritanishme ka mbajt një stabilitet relativ të rasteve me Covid19, prandaj si Komision kanë rekomanduar që edhe në dy javët e ardhshme të vazhdojë e njëjtat masa.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *