Intervistë me gazetarin Kasam Selimi, aktivist në Zvicër: Mërgata jonë me të madhe regjistrohet, janë shumë të motivuar

Procesi i regjistrimit tashmë ka hyrë në nje faze tjetë, dhe e gjithë mërgata jonë ka nisur të aktivizohet masivisht dhe kjo me e shprehur është ne vendet e Bashkimit Evropian, përfshi edhe Zvicrën. Shumë mërgimtarë janë vënë ne dispozicion për të ndihmuar ata që kanë veshtirësi.

Info7.mk: Sa njohuri ka mërgata jonë për regjistrimin ?

Kasam Selimi: Në të vërtetë kanë njohuri të pakta për sa i përket regjistrimit, sepse edhe sot e kësaj dite, kur kanë kaluar 20-të ditë, akoma ka pyetje të llojit, përse bëhet regjistrimi, çfarë humbim ose fitojnë. Mendoj se kjo punë erdhi hëpërhë dhe i gjeti gjithë të pa përgatitur.

Info7.mk: Cilat janë problemet më të shpeshta ?

Kasam Selimi:  Problemet më të madhe janë në fazën hyrëse, pra shumica e ngatërrojnë ose e keqkuptojnë, ose më mirë thënë janë në huti, në regjistrimin e parë, që është në fakt paraqitje për tu pranuar për të nisur regjistrimin, me regjistrimin e vërtetë. Jemi munduar në disa thirrje ta sqarojmë, se regjistrimi i vërtetë kërkon kohë dhe duhet të përgjigjeni në disa pyetje.

Info7.mk, Çfarë u sugjeroni atyre, si i ndihmoni ata ?

Kasam Selimi :  Ndihma jonë ose e drejtpërdrejtë, pra duke i takuar njerëzit, ata që duan të regjistrohen dhe duke ua lehtësuar regjistrimin. Dhe tjetra është nëpërmjet thirrjeve telefonike, apo video thirrjeve. Pra u tregojmë se ku qëndron problemi, se ku mund të kenë gabuar gjatë regjistrimit e kështu me radhë. Prej në fillim, u lajmërova si vullnetar për ti ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona, konkretisht, sepse pash se do ketë nevojë. E gjitha ka ardhur në mënyrë spontane. Pjesa më e madhe e shohin si një rast të mirë, që përfundimisht të regjistrohemi siç thotë populli, për këmbe ose 1 për 1, me qëllim që ta rrisim peshën dhe fuqinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Info7.mk: A ka nevojë për shpjegime tjera ?

Kasam Selimi:  Jo vetëm se pasaportën, dikush mendon se do humbe edhe pensionin, ose benefitet tjera. Mendoj se duhet akoma shpjegime shtesë, se nuk humbë asgjë dhe se të dhënat nuk përdoren për qëllime tjera.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *