ZVICËR: NGA NESËR HYN NË FUQI KARANTINIMI

Zvicra nuk ka vendosur për lirim të masave anti-COVID pavarësisht parashikimeve, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive.

Shteti helvetik po ashtu ka futur në listë edhe disa vende të tjera, banorët e të cilave për të hyrë në Zvicër duhet të karantinohen. Në mesin e tyre janë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Ndërkaq shtetet e tjera përveç RMV-së dhe Kosovës që janë futur në listë për karantinim që nga 22 marsi janë: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Qipro. Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Mali i Zi, San Marino, Monako dhe Andorra.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *