Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se ora policore do të vazhdojë të vlejë edhe më tej.
Ajo nuk do të ketë ndryshime, do të thotë do të fillojë në ora 22:00 dhe mbaron në ora 05:00 të ditës së nesërme.
Filipçe për Televizionin “Sitel” thotë se ky vendim është sjellë në bazë të numrave të rasteve të reja pozitive me Covid-19, dhe të personave të shtrirë në spitale.
Shton, se gjatë ditës së nesërme Komisioni për sëmundje ngjitëse do të diskutojë, se a duhet të zbatohen edhe masa të tjera shtesë më rigoroze.