Nesër në vendin tonë bëhen 12 ditë që kur ka hyrë në fuqi masa e kufizimit të lëvizjes, ose e njohur ndryshe si orë policore.
Aktualisht ora policore fillon nga ora 22:00 e mbrëmjes dhe mbaron në orën 05:00 të mëngjesit të ditës tjetër, ka filluar të zbatohet nga 10 marsi dhe duhet të vlejë deri nesër më 22 mars.
12 ditë me këtë masë, sipas autoriteve shëndetësore janë të mjaftueshme për të parë efektin e saj në uljen e rasteve me COVID, prandaj siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nesër pritet të dilet me rezultatet që ka dhënë kjo masë në këto 12 ditë, por numrat nuk pretojnë për mirë.
“Pritshmëritë janë, që pas hyrjes në fuqi të një mase, rezultatet do të jenë të dukshme vetëm pas 7 ditësh. Kështu që, nga fillimi i javës së ardhshme presim rezultatet e orës policore”, tha Filipçe dje nga Koçani.
Nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konstaton nesër, se kjo masë nuk ka pasur efekt, atëherë mund të ketë zgjatje të orës policore.
“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa shtesë restriktive, nëse masat e deritanishme nuk japin efektet e dëshirueshme”, tha më tej Filipçe.