Edhe pse qytetarët po tregojnë se gjithandej rrugët e Kosovës janë të bllokuara, Ministria e Infrastrukturës për të dytën herë ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës.
Përmes një njoftimi, nga MI thanë se rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.
“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.