LSDM sot mban zgjedhje të brendshme partiake

Partia maqedonase LSDM sot mban zgjedhje të brendshme partiake ku rreth 69.000 anëtarë do të zgjedhin kryetarin e tyre. I vetmi kandidat është kryetari i tanishëm Zoran Zaev ndërsa për kandidaturën e tij do të mund të votojnë të gjithë anëtarët me votën “për” dhe “kundër”.

Zgjedhjet do të mbahen në 80 degë komunale të partisë në 237 vendvotime, ndërsa votimi zgjat nga ora 08:00 deri në ora 19:00.

Nga LSDM theksojnë se në zgjedhjet paraqesin vlera demokratike ndërsa për herë të parë në RMV, vet anëtarët e partisë zgjedhin kryetarin e tyre.

“Kjo është një vlerë e shtuar, standard i ri i politikës së Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *