Grubi nesër në Tiranë, vazhdon ofensivën për regjistrimin e Diasporës Shqiptare

Pas vizitës së suksesshme në Prishtinë ku takoi liderët kosovar të cilët u mobilizuan me apele për regjistrimin e diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë.

Siç mësohet Grubi do të takohet me liderët politik dhe të shoqërisë civile si dhe ata të biznesit.

Ndryshe pas thirrjeve të mëdha dhe mobilizimit të madh të faktorit politik shqiptarë, numri i të regjistruarve ka arritur mbi 100 mijë ku sot pritet të kalojë këtë shifër të madhe.

Nga ana tjetër regjistrimi i Diasporës Shqiptare do të jetë deri me 21 prill të këtij viti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *