Rama premton vaksinimin e mjekëve të tjerë nga Kosova: Kukësi bazë e përbashkët e vaksinimit

Në Qendrën e Vaksinimit në Kukës, sot ka filluar vaksinimi i 250 punonjësve shëndetësorë nga Kosova. Nga këtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se do të bëjnë vaksinimin e 11 mijë punonjësve esencial, në rast se Kosova nuk arrin të sigurojë vaksinën anti-Covid

Nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimit, Rama theksoi se ka kohë që ia kanë bërë të ditur Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë se janë të gatshëm për të kontribuar në vaksinimin e kosovarëve. Por, që siç tha kontratat me kompanitë e vaksinave janë shumë strikte dhe nuk lejojnë ri-eksportimin.

“Ne do bëjmë prapë, pa diskutim që do i bëjmë si duhet të gjitha. Presim sasi tjetër të madhe, sapo ta marrim do ta shohim”, tha ai duke sqaruar se pse nuk kanë mundur që t’i transportojnë këto sasi të vaksinave në Kosovë”, tha ai.

“Jemi gati të bëjmë dhe më shumë por për momentin është e rëndësishme që të filojmë me bluzët e bardha pasi aty është rreziku kryesore. Qysh në momentin e parë që kemi filluar ne kemi kontaktu Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë, i kemi thënë që jemi gati. Problem është që kompanitë nuk lejuan transportimin e vaksinave që ta marrim e ta nxjerrim diku tjetrë, por kjo është si në Kosovë, jemi në Kukës. Ne vazhdojmë, jemi një. Kaq e thjeshtë është kjo punë, e ardhmja dihet se cila është. Mirë se keni ardh dhe ne do të bëjmë gjithcka deri në fund s’do ta lejmë vetëm me kaq”, tha kryeministri Rama.

Rama ka reaguar edhe pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë nga presidenti serb Aleksandar Vuciq, duke thënë se “Ajo është një hart leshi, nga shoku i Beogradit”.

Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka uruar që shumë shpejt Kosova të sigurojë vaksinat.

“Më lejoni nga zemra dhe thellësia e shpirtit të shpreh falënderimin për kryeministrin Rama dhe të gjithë popullin shqiptar që sot filluam edhe ne më në fund vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë të Republikës së Kosovës. Si i vetmi vend i cili ka qenë pa vaksinë. Nuk do e zgjati shume sepse emocionet po e bëjnë te vetën dhe me i pa këto fytyra kaq të gëzueshme sot që po e marrin vaksinën. Falënderimi ynë shkon se të jetë një mësim se ne mundemi së bashku. Dhe vëllau vëllaun nuk e len. Zotëri Rama ju sot keni dhënë një mesazh të qartë se si bëhet një shtet”, tha ai.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar në ditët në vijim se do të vazhdohet edhe me 250 mjekë të tjerë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *