Për herë të parë në Spitalin e Tetovës bëhet heqja e një tumori në pjesën e kraharorit

Për herë të parë në spitalin klinik në Tetovë është realizuar operacion torakal – heqja e një tumori në brinjën e dytë të djathtë në pjesën e kraharorit. Operacioni u krye nga specialisti i kirurgjisë torakale Dr. Ivan Karapetrov.

“Ky është operacioni i parë i këtij lloji në Spitalin Klinik Tetovë dhe është një rast i rrallë. Është larguar një ndryshim në indin e kockave të brinjës tek një burrë. Materiali është dërguar për analiza patohistologjike dhe imunohistokimike. Pacienti është përballur me dhimbje të forta në atë pjesë të kraharorit të cilat nuk u qetësuan plotësisht as me terapi analgjetike. Ishte e nevojshme diagnozë para operacionit me tomografi kompjuterike dhe skanim të kockave. Raste të tilla nënkuptojnë edhe mundësi për biopsi”, thotë dr. Ivan Karapetrov.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *