Me një takim me Presidentin Borut Pahor, Ministrja Radmila Sheqerinska përfundoi vizitën një-ditore zyrtare në Republikën e Sllovenisë, e cila u zhvillua me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes, Matej Tonin. Në bisedën me Presidentin slloven, Sheqerinska shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë.
“Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë lidhur nga një miqësi dhe bashkëpunim i fortë që ka zgjatur për dekada. Mbështetja juaj është veçanërisht e rëndësishme për ne tani që BE po bën përpjekje për të siguruar një konsensus për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor”, tha Ministrja Sheqerinska, duke shtuar se pritjet tona janë që BE të mbizotërojë mbi pikëpamjen se çështjet bilaterale midis vendeve anëtare dhe vendet aspirante nuk duhet të ndërhyjnë në procesin e negociatave.