Fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga Lista “Guxo”, do të presin sot (e premte) në takim kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përcjell Insajderi.
Ky takim do të zhvillohet në vazhdën e takimeve konsultative të Kurtit e Osmanit me partitë parlamentare në vend, për të diskutuar rreth formimit të institucioneve.
Pritet të fillojë në orën 14:30 dhe do të zhvillohet në ndërtesën e Kuvendit.
Albin Kurti e Vjosa Osmani gjatë javës janë takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn dhe me partitë jo shumicë.
Hoxhaj është shprehur se deputetët e PDK-se nuk do ta votojnë Osmanin për president, Haradinaj nuk ka dhënë një përgjigje përfudimtare, ndërsa disa prej zyrtarëve të partive jo shumicë kanë deklaruar se kanë votë për Kurtin kryeministër dhe Osmanin për presidente./Insajderi.com