Zëvendëskryeministri i parë I RMV Artan Grubi realizoi sot një takim me presidentin e kompanisë “Bechtel” për çështje globale politike dhe të jashtme, z. Stuart Jones, ish zyrtar i lartë i departamentit të shtetit amerikan informon Tetovasot.
Bashkë biseduam rreth mundësisë së kyçjes së kompanisë së mirënjohur Bechtel në ndërtimin e Korridorit 8 tha Artan Grubi .
Modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për Maqedoninë e Veriut për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për vendin u shpreh Grubi