Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikave në një konferencë për shtyp në Qeveri tha se Enti i Statistikave nuk nuk do të kërkojë ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë edhe përkundër rritjes së rasteve me COVID-19. Ajo tha se vendimi mund të merret vetëm nga Qeveria dhe jo nga komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse. Ajo potencoi se gjatë regjistrimit do të respektohen të gjitha masat antiCOVID dhe nuk do të bëhet shkak për shpërndarjen e virusit.
Enti i Statistikave nuk do të kërkojë shtyrjen e regjistrimin, pasi edhe vendimin nëse duhet të ndërpritet apo jo regjistrimi, është në ingerenca të Qeverisë dhe jo të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, tha Gjorgjieva.