Java e 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, do të zhvillohet më ndryshe nga javët tjera. Për dallim nga javët e kaluara, kur 5 ndeshje zhvilloheshin të dielën dhe vetëm 1 të shtunën, këtë fundjave do të ndodh e kundërta. Pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohet të shtunën, ndërkohë të dielën në program do të jetë vetëm një ndeshje.
Ndeshja e vetme e së dielës, është ajo midis Borecit dhe Pelisterit, ndërkohë një ditë më herët në program do të jenë disa ndeshje mjaft interesante, ku do shohim edhe përballje kampionësh.
Kështu në arenën “Todor Proeski” mejdanin do të ndajnë Vardari dhe Shkëndija, në Kratovë do të përballen ish kampionët Sileksi dhe FC Shkupi, ndërkohë në Tetovë do të përballen skuadrat kampione të vitit 2010, gjegjësisht, 2009, Renova dhe Makedonija Gj.P.
Struga Trim Lum do të jetë mysafir i Akademia Pandevit në Strumicë, aty ku do të udhëtojë edhe Rabotniçki, për tu përballur me Bellasicën.