Nedim Bajrami është “arma shtesë” që ka Reja në përdorim për kualifikueset e Botërorit. Ky afrim i fundit te Shqipëria bëri jehonë të madhe edhe në mediat zvicerane, të cilat u shprehën se kuqezinjtë “i vodhën” një talent të madh nga duart. Aktualisht me Empolin dhe në vëzhgimin e ekipeve më të mira të Serisë A, Bajrami zgjodhi përfundimisht ngjyrat kuqezi. Por ajo që shqetësonte përpara ndeshjeve të marsit ishte pjesa e dokumentave dhe çështjeve burokratike.A do të merrte shtetësinë shqiptare ky futbollist përpara këtyre përballjeve? Për këtë arsye nga ana e Kombëtares kanë punuar në kohë rekord për të zgjidhur çdo problem që Bajramit të mos i vonohej shtetësia. “Sport Ekspres” ka siguruar dokumentin zyrtar atje ku duket qartësisht dekreti i Presidentit të Republikës, që i jep shtetësinë shqiptare Nedim Bajramit. Tashmë nuk e ndalon më asgjë për të përfaqësuar fanellën e Shqipërisë! /