Reforma për të promovuar decentralizimin fiskal

Përmirësimi i kapacitetit fiskal dhe rritja e të hyrave të komunave, rritja e disiplinës fiskale, si dhe të transparencës dhe llogaridhënies në punën e tyre – këto janë tre shtyllat e reformës për avancimin e decentralizimit fiskal, proces të cilin e realizon Ministria e Financave dhe për të cilin ka parashtruar informacion në Qeveri që u shqyrtua dhe miratua në mbledhjen e djeshme qeveritare. Pas kësaj do të vijojë procesi i konsultimeve publike me BNJVL-në dhe palët e interesuara dhe në koordinim me Grupin e punës për vazhdimin e procesit të decentralizimit, të formuar nga Qeveria, në të cilën marrin pjesë Ministria për Sistem Politik, Ministria e Financave, Ministria e Pushtetit Lokal dhe BNJVL.

Shtylla e parë ose përmirësimi i kapacitetit fiskal dhe rritja e të hyrave të komunave, do të realizohet përmes disa aktiviteteve që parashikojnë rritje të mjeteve që u janë shpërndarë komunave nga detyrimet e arkëtuara në buxhetin qendror, rritje të të hyrave vetanake të komunave dhe formimi i fondeve që do të mbështesin performancën e mirë.

Është planifikuar që në mënyrë graduale të rritet përqindja që e marrin komunat nga të hyrat e tatimit mbi të ardhurat personale, të arkëtuar nga personat fizikë, të regjistruar me vendbanim të përhershëm dhe vendqëndrim në komunë. Gjithashtu në mënyrë graduale do të rritet edhe norma e dotacionit nga TVSH-ja e arkëtuar, sipas performancës së komunave. Domethënë është planifikuar edhe formimi i dy fondeve – Fondi për performancë dhe Fondi për barazim. Komunat që do tregojnë rezultate pozitive dhe që kanë realizim më të lartë të të hyrave vetanake do të sigurojnë mjete nga Fondi për performancë ndërsa nga Fondi për barazim do të sigurohen mjete për komunat që kanë të hyra më të ulëta, por ato tregojnë përpjekje fiskale dhe rezultate të mira në mbledhjen e të hyrave vetanake.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *