Ministrja e Arsimit Milla Carovska dhe drejtori i Fondit për Inovacion, Kosta Petrov. Promovuan thirrjen e katërt për financimin e projekteve kërkimore në shkollat fillore dhe të mesme “Sfida për hulumtuesit e rinj – projekte të gjelbërta”.
Carovska pret që këtë vit të ketë interesim më të madh të nxënësve, të cilët sipas saj do të kontribojnë që mjedisi i tyre të jetë një vend më i mirë për të jetuar në të ardhmen.
“Thirrja synon përsëri për nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme në vend të cilët së bashku me mentorët e tyre mësues kanë ose do të zhvillojnë një ide se si të kontribuojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Ne do t’i mbështesim ato ide për zgjidhjen e sfidave të caktuara financiarisht në mënyrë që të konkretizohen në rezultate” – tha Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.