Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid-19 ditëve të fundit, Komisioni i Sëmundjeve Infektive sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar nëse do vendosen masa të reja restriktive. Autoritetet për ALSAT njoftuan se të gjitha opsionet janë të hapura. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për sot ka paralajmëruar konferencë për shtyp. Ndërsa rriten numrat dhe diskutohen masat Maqedonia e Veriut ende nuk ka vaksina për qytetarët. Vendi aktualisht ka 11.889 raste aktive me virusin korona, ndërsa numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 ka shkuar në 113.929, prej të cilëve 98.676 janë shëruar. Nga komplikimet e shkaktuara nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 3.364 pacientë.