“Investimi i ri në parkun e mullinjve të erës do të ndërtohet në hapësirën mes dy fshatrave Stojakovo dhe Selemli. Bëhet fjalë për investim prej 30 megavat elektranës e erës në zonën e Komunës së Bogdancit në vlerë prej mbi 40 milionë euro për prodhimin e energjisë elektrikë prej rreth 72 gigavat orë. Kjo do të thotë sigurim i furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike të gjelbër dhe ekologjike për rreth 18.000 amvisëri”, theksoi Kryeministri Zaev, në promovimin e sotshëm të investimit të ri në elektranat e mullinjve të erës në Komunën Bogdanci.
Kryeministri Zaev bashkë me investitorët e kompanisë sllovene “Interenergo” dhe “Trigal”, si dhe me kryetarin e Komunës Bogdanci Bllazhe Shapov, i theksuan përfitmet nga projekti qëllimi i së cilës është sigurimi i energjisë së pastër ekologjike dhe elektrike.
“Ajo që është shumë e rëndësishme për gjithë ciklin e investimeve është që gjatë ndërtimit do të kyçen edhe kontraktuesit lokal me të cilën në mënyrë plotësuese do të kontribuohet në zhvillimin e ekonomisë lokale në vend. Bëhet fjalë për investim bashkëkohor me zbatimin e teknologjisë më moderne, e cila pritet të përfundojë për dy vite. Ditët e prodhimit të energjisë elektrike nga lëndët fosile marrin fund. Besojmë se parku i ri i mullinjve të erës tërësisht do ta arsyetojë investimin e erës si burim i ripërtërishëm i energjisë. Siç dihet në territorin e Komunës së Bogdancit, tani më është realizuar parku i mullinjve të erës të SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, prej 36,8 megavat me 16 mullinj të erës, secila me një fuqi të vetme me 2.3 megavat, trafostacion 20/110 kilovolt, largpërçues prej 110 kilovolt dhe rrugë të qasshme. Investimi kushtoi 55 milionë euro. Në fazën e zhvillimit është zgjerimi i këtij parku të mullinjve të erës për 13,2 megavat shtesë me vendosjen e katër mullinjve të erës në periudhën e ardhshme në vlerë prej 21milionë euro”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryetari i Komunës Shapov u shpreh i kënaqur që Komuna Bogdanci përsëri do të dallohet në zhvillimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, gjegjësisht në zhvillimin e parkut të ri të mullinjve të erës.
“Si Komunë jemi në dispozicion për çdo investitor të ardhshëm t’u gjendemi dhe t’u mundësojmë gjithçka që është në kompetencën tonë për ndërtim më të shpejtë. Investimet e reja çojnë në prosperitetin e komunës dhe mundësi të reja për zhvillimin e energjisë së mullinjve të erës, por gjithashtu edhe në zhvillimin e energjisë diellore, gjegjësisht në ndërtimin e elektranave fotovoltaike, sepse komuna jonë ka lehtësime në zhvillim dhe në këtë lloj të energjisë”, tha Shapov.
Bllazh Shterk, drejtori “Interenergo”, Lubjanë theksoi se një prej investitorëve më aktiv në Evropën Juglindore, të përkushtuar në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të tërësishme “të gjelbra” ripërtërishme.
Sipas Strategjisë për zhvillimin e energjetikës deri në vitin 2040, pjesa e burimeve të ripërtërishme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të energjisë finale planifikohet të jetë mbi 50%. Elektranat fotovoltaike dhe të mullinjve të erës do të jenë teknologjitë me rritjen më të shpejtë të prodhimit të energjisë elektrike në të gjitha skenarët edhe atë deri në 1400 megavat elektrana fotovoltaike edhe deri në 750 megavat elektrana të mullinjve të erës.