Hajdin Salihu do të jetë një ndër risitë në listën e Kombëtares Shpresa. Lajmi është zbuluar nga klubi i Lokomotivës së Zagrebit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.Pas debutimit këtë fundjavë në sfidën ndaj Istrës në kampionatin kroat, mbrojtësi 19-vjeçar mori ftesë nga Kombëtarja Shpresa e Shqipërisë, duke mos hezituar për ta pranuar.Salihu është produkt i Llapit të Podujevës, teksa më herët ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të Kosovës, duke përfshirë edhe përfaqësuesen U-21 dardane, por pa mundur të debutojë.