Berat Gjimshiti është vlerësuar pozitivisht për paraqitjen që bëri kundër Realit të Madridit në “Di Stefano”. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka marrë notën 6 nga portali “TuttoMercatoWeb”, i cili është ndalur te topi që shpëtoi shqiptari në momentin e goditjes së Viniciusit.
“Praktikisht është si një gol i shënuar ai që ndal Gjimshitin në momentin që Vinicius tenton brenda zonës së Atalantës. Pastaj edhe ai përfundon në mes të kundërshtarëve”, është përshkrimi i notës për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Lojtari më i mirë i ndeshjes për ekipin italian është zgjedhur mbrojtësi Romero me notën 6,5.
Ai thuajse fitoi çdo duel me kundërshtarët. Portieri Sportielo është vlerësuar me notën 4 si lojtari më i dobët i ndeshjes, ndërsa Iliçiç me notën 4,5 pasi gaboi duke humbur topin që solli penalltinë për Realin e Madridit.