Zaev: Luksemburgu është partner i afërt i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev u takua me homologun e tij nga Luksemburgu Xavier Bettel, njoftojnë nga zyra e shtypit të Qeverisë.

“Në takimin me Bettel, Kryeministri Zaev theksoi se Luksemburgu, si një nga mbrojtësit më të zëshëm të zgjerimit të BE-së, është një partner i ngushtë i Maqedonisë së Veriut dhe një zë i rëndësishëm në Komisionin Evropian për vendin tonë, për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.Zaev, shtojnë nga atje, e vlerësoi si parimor qëndrimin e Luksemburgut lidhur me veton bullgare si çështje për të cilën nuk mund të negociohet sepse çështjet e identitetit dalin nga e drejta e vetëpërcaktimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *