Shpërndanin para të falsifikuara në Tiranë, Elbasan, Fier: 7 të arrestuar, ndër ta një grua

Shtatë persona, ndër ta një grua nga Librazhdi, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi për disa muaj me radhë kanë hedhur në treg para të falsifikuara.

Ata ishin nga Fieri, Librazhdi, Elbasani dhe Kruja. Arrestimi i tyre u krye nga Prokuroria dhe Policia e Elbasanit në bashkëpunim, pas një hetimi disamujor, në kuadrin e operacionit policor të koduar si “Kartëmonedha”.

Policia e Shtetit njoftoi se u arrestuan shtatë persona: A.V, 50 vjeç, banues në Fier; B. M, 56 vjeç dhe I.H, 32 vjeçe, banuese në Librazhd; R.K, 48 vjeç, D.A, 20 vjeç dhe A.T, 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I.Ç, 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, atyre iu janë gjetur 158 mijë lekë shqiptare të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *