Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e punës në Konfederatën Zvicerane e filloi me takime me shumë qytetarë tanë, si dhe me përfaqësues të më shumë shoqatave të diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Wil, një zonë rreth së cilës gravitojnë shumica e diasporës, e cila është e vendosur në kantonin e St. Gallen.
U diskutuan tema të ndryshme me interes për diasporën, për nevojat e tyre, por gjithashtu edhe për mundësitë e avancimit të komunikimit me shtetin, mundësitë për përmirësimin e disponueshmërisë së shërbimeve të përdorura nga qytetarët jashtë vendit, si dhe potencialet për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.Theks i veçantë në takim u vendos në zbatimin e Regjistrimit 2021, i cili nga 1 marsi i këtij viti, zhvillohet për këtë kategori të qytetarëve tanë, ku ministri Osmani iu bëri thirrje për mobilizim aktiv dhe pjesëmarrjen e tyre në regjistrim.