Ky është burgu famëkeq rus ku po mbahet Alexei Navalny

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i dënuar me dy vjet e gjysmë burg për shkeljen e një dënimi me kusht, e konfirmoi gjatë ditës së djeshme se gjendej në burgun e qytetit Pokrov, në rajonin Vladimir.

Ky burg është 190 kilometra në veri-lindje të Moskës, dhe është i njohur për regjimin e rreptë, transmeton Telegrafi.

Jeta brenda këtij burgu është e fshehur nga pamja që reflekton, prapa gardheve të larta prej metali dhe telave me gjemba që rrethojnë këtë objekt me pamje të rrënuar.

Sidoqoftë, Navalny ishte në gjendje të ofrojë përshtypjet e tij fillestare, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Nuk ia kishte idenë se ishte e mundur që të organizohej një kamp i përqendrimit i vërtetë, 100 kilometra larg nga Moska”, tha ai, duke shtuar se koka e tij ishte qethur.

Jeta brenda burgut, në qytetin e Pokrov, mund të bëhet akoma më banale, stresuese dhe ndoshta e rrezikshme sipas një ish të burgosuri.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *