Opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të parashtrojë interpelancë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Por, siç njoftojnë shërbimet e Kuvendit, interpelanca ende nuk është dorëzuar në Kuvend, transmeton TV21. Interpelanca dorëzohet, siç vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të keqmenaxhimit me krizën e Covid-19 dhe blerjes së vaksinave, si dhe zbatimin e masave joadekuate për parandalim të shpërndarjes së virusit.