Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë nisur takimin me të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe sekretarin e kësaj partie, Uran Ismaili.
Në këtë takim, që po mbahet në ambientet e Kuvendit, do të konsultohen për konstituim sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kurti e Osmani do të takohen edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nga ora 13:30, ndërsa me LDK-në si ditë takimi është propozuar e premtja nga kryetari i ri Lumir Abdixhiku.