Rexhepi: Do të rikonstruohen 35 rrugë lokale në gjithsej 21 komuna

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ka bërë të ditur se në kuadër të projektit për rrugët lokale parashihet ndërtimi dhe rikonstruimi i gjithësej 35 rrugë lokale në gjithsej 21 komuna dhe qyteti i Shkupi. Vlera totale e këtij projekti është 70 milion euro.

“Sot bashkë me ministrin për transport dhe lidhje Blagoj Bocvarski prezantuam  projektin për rrugët lokale tē finansuar nga Banka Boterore, me vlerë prej 70 milion euro. Filloi faza e tenderimit për projektet rrugore për komunën  e Kërçovës dhe atë, rikonstruimi i rrugëve në qytet dhe rikonstruimi i rrugës nga fshati Greshnicë deri tek fshati Dlapkin Doll. Vlera totale e këtyre projekteve është 1.013.607 euro.  Gjithashtu, projektet për rikonstruimin e rrugëve lokale në komunën e Tetovës, projekt me vlerë prej 359,571 euro, dhe për komunën e Vrapcishtes  (ndērtimi i rrugës lokale në f. Zubovc) me vlerë prej 206,400,38 euro pritet që së shpejti të fillohet me realizimin e puneve në terren”, ka shkruar zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *