Për Antonio Konten, ndeshja e djeshme, pavarësisht se i skualifikuar për kartonin e marrë në sfidën e kaluar ndaj Atalantës, ishte ndeshja numër 500 në stolin e një klubi.
Megjithatë, trajneri zikaltër u detyrua ta ndiqte sfidën ndaj Torinos nga tribuna, në “zonën e luksit” (“skybox”). Siç ka nënvizuar “Tuttosport”, për Konten mund të konsiderohej edhe një derbi, duke konsideruar të kaluarën te Juventusi.
Në “Allianz Stadium” ka shkëlqyer gjithmonë ylli i tij (pavarësisht se tifozët kërkuan ta heqin) dhe pak rëndësi ka në përballjet direkte ideja që pikërisht ai të mund t’ia heqë titullin Juventusit këtë sezon, pas nëntë vitesh dominim të skuadrës bardhezi.