Bekteshi premton mbështetje për shoqatat që mbrojnë konsumatorët

Ministria e Ekonomisë shpalli thirrjen publike për ndarjen emjeteve financiarepër realizimin e projektit të shoqatave të konsumatorëve. Për këtë qëllim, gjithsej 2 milion denarë janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, njoftoi në profilin e tij në Facebook Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me rastin e 15 Mars-it Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve .
“Qëllimi themelor i politikës sonë për mbrojtjen e konsumatorëve është avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve përmes përmirësimit të legjislaturës, informimit dhe edukimit më të mirë të konsumatorëve, këshillimit, edukimit dhe mbështetjes së drejtpërdrejt financiare të sektorit joqeveritar – shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe kulturës konsumatore në nivel kombëtar dhe lokal. Ministria e Ekonomisë si Ministri kompetente për mbrojtjen e konsumatorëve i i ndjekë politikat e Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim janë edhe masat që sivjet do t’i zbatojmë në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve”, shkroi ministri Bekteshi.
Sipas thirrjes publike të publikuar në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë, të gjitha shoqatat e konsumatorëve kanë afat për të aplikuar deri më 25 Mars.
Këtë vit, mjetet nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Ministrisë së Ekonomisë, sipas thirrjes publike do të jenë në drejtim të: prezantimi të dispozitave të Ligjit të ri për Konsumatorë, përgatitjen dhe promovimin e broshurave dhe fletushkave e për të drejtat e konsumatorit,

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *