14 Marsi shënon sot festën e Ditës së Verës, përsëri nën efektin e pandemisë.
Elbasani është qyteti që e ka këtë festë tradicionale edhe pse Dita e Verës festohet gjerësisht thuajse në të gjithë vendin.
Ky është viti i dytë që qytetarët festojë një Ditë Verë aspak të zakonshme, me orë policore për shkak të COVID-19.
Përgatitjet edhe pse të vakëta kanë filluar ditë më parë, duke zbukuruar sheshe me lule shumëngjyrëshe.
Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe nuk mund të mungijnë ballokume, ëmbëlsira tradicionale.
Bashkia e Elbasanit ka parashikuar organizime të vogla si tenda të vendosura duke ekspozuar punime artizanale apo ushqime tradicionale të zonës.
Edhe pse jemi në kohë covidi, qindra qytetarë janë mbledhur në Elbasan duke mos respektuar rregullat e vendosura.
Mbërritja e kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD-së në Elbasan në të njëjtën kohë për Ditën e Verës ka sjellë përplasje mes mbështetësve të tyre.
Militantët e PD-së dhe PS-së janë përplasur me njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ka sjellë këtë panoramë ditën e sotme, ku duhej të mbizotëronte gëzimi dhe harmonia.
Edhe pse Elbasani është qendra, festa nuk ka munguar në Tiranë dhe Durrës.