Furnizimi me vaksina, ende i paqartë

Nga Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë një datë të konkrete se kur Maqedonia do të marrë dërgesë të re të vaksinave. Më herët ministri Venko Filipçe njoftoi se deri në fund të këtij muaji do të mbërrijnë, 20,000 vaksina nga “Pfizer” dhe 25,000 të tjera nga “Astra Zeneka” përmes mekanizmit Covaks. Me vaksinat që kemi në dispozicion, përkatësisht 3000 doza të “Sputnik” -it rus dhe donacionin nga Serbia të rreth 8,000 dozave “Pfizer”, imunizimi kryhet vetëm për personelit mjekësor.Procesi i shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit Kovaks ka filluar. Publiku do të informohet në kohë të duhur, për datën e saktë të mbërritjes në vendin tonë. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spital dhe nevojës për të shtuar stafin në pavijonet infektive, imunizimi i punonjësve shëndetësorë, që punojnë me pacientët me Kovid aktualisht është duke vazhduar dhe do të vazhdojë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *