Në Forumin ekonomik në Tiranë deklaratë ka mbajtur edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev. Në fjalimin e tij, ai mes të tjerash ka dhënë përgjigje ndaj kërkesës së eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varheji i cili paraprakisht, në po të njëjtin forum, kërkoi që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria sa më shpejtë të zgjidhin kontestin në mes vete. Zaev deklaroi, se asnjëherë nuk mund të bisedojmë për atë se kush jemi dhe gjuhën maqedonase.
Maqedonia e Veriu asnjëherë nuk ka pasur interes tjetër pos që me fqinjët e saj dhe të gjitha popujt në Evropë të ketë një raport të qetë dhe të denjë. Por të jam i qartë si kristali dhe ta përsëris edhe një herë qëndrimin e Qeverisë. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë të bisedojmë për atë që nuk mund të bisedohet. Kurse ajo është kush jemi ne, cilat janë atributet tona identitare dhe cila është gjeneza e shtetësisë dhe gjuhës sonë”, tha Zaev mes të tjerash në paraqitjen e tij, transmeton TV21. Në fjalimin e tij, ai ka deklaruar se si kryeministër e ka për detyrë të sjellë vendime të rëndësishme, të punojë në interes të qytetarëve, dhe të punojë për ardhmërinë më të ndritshme të cilën e kanë propozuar para 70 vjetësh themeluesit e Evropës së sotme.