Nesër në organizim të Fluentit, qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime zyrtarisht fillon trajnimi “Protokoll Diplomatik”, i pari i këtij lloji që mbahet në Maqedoninë e Veriut. “Protokolli diplomatik”, trajnim i cili do të tubojë bashkërisht në një vend entuziastë e të interesuar të sferës në fjalë nga njëra anë dhe trajnues, akademikë e diplomatë eminent nga ana tjetër.
Kësisoj, kemi kënaqësinë që në mesin e stafit mësimdhënës të kemi ish-ambasadorin dhe profesorin Prof. Dr. Enver Abdullahi.
Profesori i nderuar shquhet për veprimtari të bujshme diplomatike e akademike. Nga vitet 2011 deri 2015 ka qenë Ambasador Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë Norvegjeze. Aktualisht ushtron veprimtari akademike, mësimdhënës në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Lëndët të cilat i mbulon përkojnë edhe me llojit e trajnimit që realizojmë, ndër to: “Identiteti dhe kultura evropiane”, “Politika e jashtme e BE”, “Globalizmi dhe ndryshimet shoqërore” etj.
Studimet deri në ciklin e para-doktoraturës i ka përfundiuar në Londër, ndërkaq ata doktorale në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Përveç funksionit ambasador i Norvegjisë, profesor Abdullahu ka punuar edhe në Institutin linguistik në Londër, përkthyes. Po ashtu do të ligjërojnë edhe shumë emra të sferës akademike dhe komunikimit, Izet Zeqiri, Jeton Shasivari, Adelina Marku, dhe emra tjerë. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi janë nga institucionet e ndryshme të vendit duke filluar nga ministrite, komunat, institucionet publike dhe të tjerë. Trajnimi është paraparë të zhvillohet edhe jashtë shtetit, por kjo do të varet nga situate e krijuar me pandeminë. Hapja solemne do të bëhet në hapësirat e hotelit Mercure, në qendrën Rem Mall në Tetovë.