Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Jeton Shaqiri gjatë ditës së sotme ka vizituar Universitetin e Tetovës ku ka realizua takim me rektorin i UT-së, Vullnet Ademi. Ministri Shaqiri la theksuar se në takim ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje gjatë proceseve të avancimit të të punësuarve në këtë universitet, mbi standardet e ndërtuara të meritokracisë si dhe në lidhje me përfitimet që mund të vijnë nga procesi i digjitalizimit të shërbimeve në institucionet e arsimit të lartë.
“Sot kisha kënaqësinë të takoj Rektorin e Universitetit të Tetovës , z. Vullnet Ameti, gjatë vizitës sime në hapësirat e këtij Universiteti.
Biseduam mbi programet studimore dhe çështjet e natyrës administrative dhe pikat lidhëse të dy institucioneve tona.
Duke pasur parasysh përvojën time në fushën akademike, njoh nga afër nevojat dhe sfidat e universiteteve tona, dhe gjatë këtij takimi theksova se Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është gjithmonë e hapur për avancimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet, si dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo kohë.
Gjithashtu, shpreha gatishmërinë për të ofruar mbështetje gjatë proceseve të avancimit të të punësuarve në këtë universitet, mbi standardet e ndërtuara të meritokracisë si dhe në lidhje me përfitimet që mund të vijnë nga procesi i digjitalizimit të shërbimeve në institucionet e arsimit të lartë.
Në fund, me Rektorin Ameti shprehëm njëzëri rëndësinë e zhvillimit të arsimit, duke theksuar se do të angazhohemi maksimalisht për përmirësimin e cilësisë së këtij procesi”, ka theksuar minstri Shaqiri.