Mbrëmë (11-mars) rreth orës 21:50, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, pjesëtaret e policisë e kanë privuar nga liria 30-vjeçarin M.M. nga Tetova, i cili më herët e kishte maltretuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar gruan e tij 26 vjeçare gjithashtu nga Tetova, me të cilën nuk kishte kurorë. M.M. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë adekuate.