Xhaferi kundër takimit të liderëve për zhbllokimin e Kuvendit

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, është shprehur kundër takimit të liderëve për zhbllokimin e Kuvendit. Sipas tij, në vend është futur një praktikë e gabuar, se për gjithçka duhet të vendosin partitë politike.

“Praktika që është vendosur, se gjithçka varet nga takimi i liderëve, është e gabuar. Ajo është futur si praktikë këto 30 vite të funksionimit të shtetit demokratik. Nuk mendoj se ajo është zgjidhja. Kuvendi si institucioni më i lartë ligjvënës dhe si pushtet i veçantë, sipas ndarjes kushtetuese të pushtetit, është institucion që duhet të jetë jashtë ndikimeve. Nëse veprojmë në bazë të postulatit bazik se çfarë është Kuvendi, dhe cili është roli dhe vendi i tij sipas Kushtetutës, unë duhet ta përsëris se ai është organ përfaqësues i popullit dhe vendos në emrin e tyre. Deputetët janë të lirë në vendimet e tyre, nuk varen, nuk u japin llogari partive politike dhe as përgjigjen penalisht për veprimet e tyre në shtëpinë ligjvënëse. Për fat të keq, është futur një praktikë dhe është formuar një mentalitet, se gjërat u takojnë partive politike”, deklaroi Xhaferi në Televizionin “Telma”

Kjo deklaratë e Xhaferit, vjen ngaqë Kuvendi për një muaj nuk mbajti asnjë seancë, dhe u rikthye duke u votuar votëbesimi i Qeverisë. Megjithatë, sërish është pa kuorum, për shkak të deputetëve të shumicës të cilët janë pozitivë në Covid-19.

Nga ana tjetër, Opozita maqedonase është duke i bllokuar ligjet me amendamente, të njëjtën gjë e ka filluar edhe opozita shqiptare si kundërpërgjigje për bllokimin e Ligjit për shtetësi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *