Spasovski: “ Kush nuk e respekton orën policore do të dënohet”

Në orën 22.00 në Maqedoni ka filluar ora policore e cila do të zgjasë deri në orën 05 të ditës së nesërme. Në këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka deklaruar se secili që nuk do të respektoj orën policore do të dënohet.

“Këtë masë restriktive e dimë që askush nuk e dëshiron por ne qoftë se dëshirojmë të mbrojmë veten dhe qytetarët është e pashmangshme vendosja e orës policore dhe në këtë mënyrë e ndërpresim zingjirin e shpërndarjes së virusit. Dua poashtu t’u faleminderoj policëve që gjatë gjithë kohës kane qenë në terren”, tha Spasovski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *