Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka shkruar një letër deri tek ambasadorët të cilët përfaqësojnë faktorin ndërkombëtar në vend, në të cilën letër propozon që të shtyhet procesi i regjistrimit për në vjeshtë, derisa zgjedhjet lokale të mbahen nga 1 deri në 15 nëntor. “Lufta kundër gjendjes së rëndë epidemiologjike, mungesa e vaksinave, kombinuar me regjistrimin në terren, do ta vë në rrezik serioz shëndetin publik. Unë nuk dyshoj në nevojën për një regjistrim kredibil, por për momentin nuk është koha për te. Ne duhet të fokusohemi para së gjithash në luftën kundër sfidave shëndetësore të cilat janë para nesh. Pasi të tejkalohet kriza shëndetësore ne serish mund të orientohemi drejt regjistrimit”, thuhet në letrën e Mickoskit, i cili po shërohet nga Kovid-19 në Klinikën Infektive në Shkup.