Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në hendboll pë meshkuj që drejtohet nga seleskionuesi i ri Kiril Lazarov shënoi fitore me vlerë të madhe kundër kampionit botërorë Danimarkës me rezultatin 33:29, në kuadë të Grupit të shtatë për kualifikim në kampionatin Europian 2022. Hendbollistë vendas gjatë gjithë ndeshjes ksihin epërsi nda kampionëve të botës, ndërsa në një moment epërsia ishte tetë gola diferencë. Më efikas te reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut ishin Manaskov, Taleski dhe Kuzmanovski me nga 5 gola, ndërsa Stoilov dhe Lazarov nga 4 gola, Vlenë të përmendet se portieri Nikolla Mitrevski kishte 13 intervenime të sukseshme që mund të thuhet se ishin vendimtare pë fitoren e vendit. Në ekipin e Danimarkës më efikas ishte Hansen me 11 gola të shënuar , ndërsa Larsen shënoi 4 gola.
Ndeshja kthyese Danimarka – Maqedonia e Veriut, do të zhvillohet të hënën me 15 mars në orën 16:00 në qytetin Alborg .
Në ndeshjen tjetër të Grupit të shtatë që u zhvillua sot mes Finlandës dhe Zvicrës përfundoi me fitore të zvicerianëve me rezultatin 19:32. Pas tre ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Maqedonia e Veriut me 6 pikë e ndejekur nga Danimarka që ka 4, Zvicra me 2 dhe Danimarka me 0 pikë./ KlanMacedonia