I nxitur nga pyetjet e gazetarëve dhe nga kritikat e opozitës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka treguar shkaqet që kanë dërguar në ndërprejen e procesit të blerjes së vaksinave anti-Covid19 nga Kina.
“Ishte mesazhi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në të cilin na u tha se do të zgjedhin një rrugë tjetër që do të na sugjeronin. Dhe këtu nuk ka asgjë të dyshimtë. E shihni se gjithandej bëhet luftë që të arrihet te vaksinat. Unë nuk e di se për çfarë provizione ne akuzohemi këtu dhe kompani fantome, kur mjetet janë kthyer. Nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim, thjeshë i ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ai shtoi, se nëse do të bëhej fjalë për ndonjë manipulim, “sigurisht se do të kishte edhe implikime finaciare.
“Tani nuk ka diçka të tillë”, sigoroi Filipçe.
Ai shtoi, se procesi për blerjen e vaksinave kineze ende vazhdon dhe ende nuk dihet koha se kur do të arrijnë.