Ballkani i Shkëmbit shpërthen me 6 gola në kampionat. Drita triumfon në derbin ndaj Gjilanit

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 24-t të Superligës së Kosovës. Ballkani i Bledi Shkëmbit, arriti një fitore spektakolare me 6 gola në transfertën ndaj Arbërisë, ku protagonist absolut ishte Mirlind Daku, i cili realizoi tripletë.

Një përballje tepër interesante ishte dhe derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, ku triumfuan kampionët në fuqi të Kosovës, me rezultatin e pastër 2-0.

Të dy golat u realizuan në pjesën e parë, teksa mbajnë firmën e Namanit dhe Limanit. Me këtë fitore Drita ruan kryesimin, ku në 24 ndeshje ka siguruar 53 pikë, 2 më shumë se Ballkani i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Prishtina e vendit të tretë. Në sfidën e radhës Ballkani dhe Drita do të përplasen me njëra-tjetrën.

FT: ARBËRIA-BALLKANI 2-6

Kryeziu 65’, Marclei 74’ / Hoxha 33, Daku 42’, 66’, 69’, Gripshi 50’, Zeka 78’

FT: DRITA-GJILANI 2-0

Namani 11’, Limani 40’

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *