Sa herë kur ndodhin të kujtojmë ngjarje të rëndësishme kombëtare,kthehemi të gjithë tek ato kohëra të lavdishme që ishin pikënisja e çdo gjëje në rrugëtimin e vështirë drejt lirisë që shqiptarët e kanë paguar me një çmim të lartë informon Tetovasot.Dhe në këto përvjetorë nuk ka si mungon njëri ndër protagonistët kryesorë që gjithë jetën veproi për kauzën e madhe shqiptare.Ai është Ali Ahmeti. 40 vjet pas ngjarjeve studentore në Prishtinë ,kreu i BDI-SË Ali Ahmeti ishte në vendin ku u zhvilluan këto protesta gjithëpopullore që filluan si një lëvizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë dhe që ishin pikënisja e një sërë ngjarjesh për çlirimin e shqiptarëve nga një armik i ashpër serb derisa po në këto protesta u zbraz gjithë ai mllef i grumbulluar prej kohësh.
Ali Ahmeti ishte sot në kryeqendrën e Kosovës në aktivitetet për nder të 40 vjetorit të demonstratave ku u hodh edhe gurrëthemeli për nder të këtij evenimenti të rëndësishëm ku merrnin pjesë personalitete të veçanta përfshirë edhe kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti përcjellë Tetovasot.
Pasi mori pjesë në aktivitetet për nder të 40 vjetorit të demonstratave, Kurti tha se e veçanta e saj ishte se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë për të kërkuar liri dhe barazi kushtetuese sikur popujt tjerë.
“Sot më 11 mars shënojmë 40-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore në ballë të së cilave, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Asokohe, studentët u organizuan nga mensa, konviktet, universiteti për të drejtat e shqiptarëve për Kushtetutën dhe Kosovën në mënyrë që edhe ajo të jetë e barabartë përmes statusit të Republikës. Demonstratat e vitit 1981, sikurse edhe çdo grup tjetër të demonstratave në historinë e shqiptarëve ndodhet ndërmjet demonstratave të vitit 1968 për universitet dhe demonstratave të vitit 1988-1989, kundër suprimimit të autonomisë