Tetovari i parë që vishet kuq e zi . Në Zvicër zyrtarizojnë largimin Bajramit: Na vodhën thesarin

Nedim Bajrami mund të quhet zyrtarisht si pjesë e Shqipërisë. Mesfushori i Empolit ishte pjesë e Zvicrës U-21 dhe po shkëlqen në Itali, duke fituar vëmendjen e disa klubeve në Serinë A.

Trajneri Reja bëri gjithçka për ta bindur dhe ia arriti qëllimit. “Shqipëria na vodhi thesarin Bajrami”. Ky është titulli i Blick që mes të tjerave raporton faktin se drejtori i Zvicrës, Pierluigi Tami dhe Lustrinelli bënë gjithçka për ta bindur, por menaxheri i tij që është edhe vëllai i Shaqirit, nuk donte të dëgjonte asgjë.

Lustrinelli ka konfirmuar përfshirjen e Bajeamit te Shqipëria: “U përpoqëm që ta bindim që të vazhdonte me Zvicrën. Bajrami na tha se i rreh zemra fort për Shqipërinë. Nuk kishim zgjedhje tjetër veçse ta linim që të shkonte”. /Sport Ekspres/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *