Kreu i Bashkësisë fetare Islame (BFI) në republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahi, sot realizoi takim me zv. kryeministrin Artan Grubi, me çrrastë biseduan rreth procesit të regjistrimit të diasporës. Fetai ka njoftuar Grubin për hapat që ka ndërmarr BFI-ja për sensibilizimin e diasporës dhe përfshirjen e saj në këtë proces statistikor.
“Ne informuam për aktivitete tona si BFI, për nismat tona. Tashmë ne kemi informuar të gjitha unionet në diasporë, atje unionet tona kanë marrë obligimet e tyre, janë në kontakt me qendrat islamike të besimtarëve tanë. Ne tash fillojmë fazën e dytë, përgatitemi që të vizitojmë diasporën, për ta ngritur vetëdijen e diasporës për rendësin e regjistrimit. Këtë e kemi obligim institucional, fetar, moral, kombëtarë e kështu me radhë. Ne angazhimet tona do ti bëjmë deri sa të zgjas procesi i regjistrimit”.