Universiteti i Tetovës: Telegram ngushëllimi në nder të Prof. Dr. Zejnullah Grudës

Universiteti i Tetovës, me hidhërim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zejnullah Grudës, intelektualit të mirënjohur në mbarë trevat shqiptare.Si një personalitet me profil të lartë shkencor dhe i dalluar në lëmin e arsimit, ka dhënë kontribute të larta për kombin tonë dhe për shoqërinë në përgjithësi. Ne i shprehim mirënjohjen vëllazërore për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin profesional dhe tejet të çmuar që ka dhënë përgjatë një dekade (1994-2004), në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës. Prof. Dr. Zjenullah Gruda, shkencave juridike ua la një mori veprash të rëndësishme, të cilat vlerësohen lartë dhe nuk do të harrohen nga gjenerata të tëra studentësh dhe studiuesish. Në këto momente të rënda të dhimbjes, në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Tetovës, u shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Gruda, kolegëve, miqve, dashamirëve dhe kolegëve të tij.U prehtë në paqe!RektoriProf. Dr. Vullnet Ameti

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *